“Nesër na pret një ndeshje e rëndësishme”, Adili flet përpara sfidës së Kupës: Ja pse rinovova

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2020 | 19:53

“Nesër na pret një ndeshje e rëndësishme”, Adili flet përpara sfidës së Kupës: Ja pse rinovova

Në vigjilje të sfidës ndaj Elbasanit në Kupën e Shqipërisë, mbrojtësi i Vllaznisë, Mevlan Adili ka folur në konferencën për shtyp për atmosferën e grupit dhe rinovimin e kontratës:

Adili Vllaznia

Elbasani – “Ndoshta është një formalitet për ju dhe gjithë të tjerët, por për ne është një ndeshje shumë e rëndësishme. Ne stërvitemi fort para çdo ndeshje, nesër është Elbasani kundër nesh, ndërsa ndeshjen e ardhshme do të jetë një kundërshtar tjetër më i fortë dhe ne përgatitemi për çdo ekip në mënyrë të njëjtë.”

Entuziazmi – “Nuk është e rastësishme që i kemi fituar ndeshjet e para. Ne i kemi pritur këto fitore dhe do të ishte diçka e papritur nëse nuk do t’i merrnim ato. Ne e ndjejmë entuziazmin sepse Shkodra është një qytet që e do futbollin dhe kërkon gjithmonë më të mirën nga Vllaznia. Unë jam prej 9 muajsh në këtë qytet dhe e di mirë sesa i rëndësishëm është futbolli për të gjithë njerëzit këtu dhe ndonëse ata nuk mund të jenë në mbështetjen tonë në stadium, shpresoj t’i gëzojmë në shtëpitë e tyre.”

Rinovimi i kontratës – “Ne kemi një kontigjent lojtarësh prej 25-26 lojtarësh dhe besoj se kemi kualitetet e duhura për të luftuar fort në të dy frontet, por më mirë t’ia lëmë kohës. Rinovimi? Arsyeja ishte e thjeshtë, pasi Vllaznia është një klub i madh. Nuk kisha dëshirë ta ndërroja me asnjë ekip në Shqipëri, sepse nuk ka ndonjë ekip tjetër që bën diferencën. Vllaznia pavarësisht rezultateve të viteve të fundit, mbetet një klub i madh dhe në çdo moment pritet të rikthehet sërish në nivele të larta. Ky klub ka një tifozëri të madhe. Shkodra është një qytet fantastik dhe unë jam pritur mirë nga ana e stafit drejtues. Të mos harrojmë se një nga arsyet kryesore që më bëri të nënshkruaj edhe për dy vitet e tjera ka qenë ish-administratori Suad Lici, i cili në çdo moment më ka përkrahur dhe ma ka bërë shumë më të lehtë të nënshkruaj pa as më të voglin dyshim. Prandaj jam i kënaqur.”

Tirana –  “Të them të drejtën kundërshtarin më të fortë tonin shoh Vllazninë. Nëse ne bëjmë ato çfarë na thotë trajneri në stërvitje, besoj do të marrim rezultate shumë të mira. Tirana? Po shikoni që ka një eufori të madhe, Vllaznia- Tirana, Tirana- Vllaznia. Mendoj se kampionati nuk e ka emrin Tiranë, kampionati e ka emrin Superliga dhe ne jemi të fokusuar tek të gjitha ndeshjet e tij. Mendoj se për ndeshjen me Tiranën duhet të flasim kur t’i vijë koha, pasi për momentin kemi përpara ndeshjen me Elbasanin.”, ka përfunduar deklaratën e tij mbrojtësi i Vllaznisë Mevlan Adili.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"