“Nebih, të dhemb koka nga topi? Më fort goditja”, Birçe i tërheq vëmendjen lojtarit në stërvitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2019 | 12:12

“Nebih, të dhemb koka nga topi? Më fort goditja”, Birçe i tërheq vëmendjen lojtarit në stërvitje

Luan Birçe i teston para porte të gjithë. Në seancën e djeshme stërvitore, trajneri vlonjat ka kontrolluar ekipin me një ndeshje brenda grupit, ku rëndësi i ka kushtuar qarkullimit të topit dhe goditjeve standarde dhe në portë. 

luan birce

Rrapaj duket se do të mbajë peshën e goditjeve këndore dhe të dënimit, pasi trajneri Birçe e ka provuar disa herë dje. Po ashtu për goditjet e dënimit u provua edhe kosovari Mema, që pritet të jetë në stol në ndeshjen me Luftëtarin.

Birçe ka kërkuar nga lojtarët të fitojnë më shumë korne në favor të Flamurtarit. Trajneri i ka provuar të gjithë para portës, duke e zhvilluar në formën e një konkursi mes lojtarëve, ndërsa ka kërkuar goditje të forta dhe jo të lehta, ku ka tërhequr vëmendjen e Bajram Nebihit, teksa i ka thënë: “Bajram, të dhemb koka nga topi? Më fort goditja”. Duket se e bindën Andi Ribaj, Kreshnik Nebiu dhe Valdo Zeqaj, që shënuan dhe trajneri i përgëzoi.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"