Në vitin 2018 u transferua me bujë te Flamurtari, skuadra italiane i bën dalje sulmuesit 27-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 3, 2024 | 21:31

Në vitin 2018 u transferua me bujë te Flamurtari, skuadra italiane i bën dalje sulmuesit 27-vjeçar

Ishte janari i vitit 2018 kur sulmuesi senegalez Mamadu Tunkara do të transferohej te Flamurtari nga radhët e italianëve të Lacios, por pa arritur të lerë gjurmë, teksa më pas u largua në fund të sezonit.  

Tounkara_Mamadou_@_Flamurtari_Vlore_jan2018

Tunkara, që prej atij viti ka provuar aventura të ndryshme në Zvicër, Sllovaki, Itali, por nuk arriti të ngrihej asnjëherë në lartësinë e pritshme. Së fundmi ai ishte pjesë e Foxhias, në Serinë C italiane, teksa këta të fundit nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, kanë ndërprerë bashkëpunimin me 27-vjeçarin.

 TUNKARA

“Foxhia njofton se ka arritur një marrëveshje për ndërprerjen konsensuale të kontratës me sulmuesin Mamadou Toukara. Klubi falënderon Mamadou për punën e bërë deri më sot dhe i uron atij fat më të mirë sportiv dhe personal”, shkruhej në njoftimin zyrtar. 

Me këtë postim klubi pulian njoftoi lamtumirën e qendërsulmuesit të lindur në 1996-ën, i cili largohet nga kuqezinjtë pas 12 paraqitjeve mes kampionatit dhe Kupës së Serisë C të Italisë në të cilat nuk arriti të shënonte gol.  

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"