“Në rast se kampionati nuk përfundon, Liverpuli nuk duhet të marrë titullin”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2020 | 21:58

“Në rast se kampionati nuk përfundon, Liverpuli nuk duhet të marrë titullin”

Ish-lojtari i Liverpulit, Joe Cole ka deklaruar këtë të hënë se në rast se Kampionati Anglez nuk përfundon, atëherë Liverpuli nuk duhet të shpallet fitues.

kole

Kjo deklaratë e 38 vjeçarit anglez vjen në një moment kur futbolli në Europë është ndalur për shkak të pandemisë së krijuar nga koronavirusi, i cili ka vënë në pikëpyetje fatin e kampionateve.

kolee

“Sigurisht që na duhet të përfundojmë sezonin sa më shpejt të jetë e mundur, në rast se do të jetë mundësia. Kjo do të ishte idealja. Në rast se nuk e përfundojmë sezonin dhe i afrohemi më shumë sezonit të ri, atëherë gjëja më e drejtë do të ishte rifillimi i sezonit tjetër,” përfundoi Kole.

Në momentin kur u pezullua futbolli në Angli, Liverpuli udhëhiqte me 25 pikë diferencë nga vendi i dytë që mbahej nga Mançester Siti. Mirëpo ky pezullim ka vënë në pikëpyetje fitimin thuajse të sigurt të titullit kampion nga skuadra e Jurgen Klop, që do të ishte titulli i parë pas 30 vitesh për “The Reds”.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"