Në Maqedoninë e Veriut e bëjnë fakt të kryer/ Ferhan Hasani firmos me Partizanin për një pagë të frikshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2021 | 23:57

Në Maqedoninë e Veriut e bëjnë fakt të kryer/ Ferhan Hasani firmos me Partizanin për një pagë të frikshme

Në Maqedoninë e Veriut e bëjnë fakt të kryer, Ferhan Hasani është përforcimi më i ri i Partizanit në merkato.

Hasani-1

 

Sipas portalit shqiptar “infOSport.mk”, mesfushori ka firmosur për 1 vit e gjysëm me skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja, teksa do të përfitojë një pagë të frikshme, e cila supozohet të jetë mbi 10 mijë euro në muaj.

Ferhan Hasani takim me Olsi Ramen

Në foton e siguruar nga gazeta “Panorama Sport” ditën e djeshme, “Buba” u pa nën shoqërinë e drejtorit Olsi Rama, në një nga baret e Tiranës, teksa akordit duket se tashmë është arritur dhe mesfushori do të vihet nën urdhrat e trajnerit Daja.

PANORAMASPORT.AL

FOTO EKSKLUZIVE/ Gati goditja e madhe, Olsi Rama kapet “mat” me Ferhan Hasanin në Tiranë. Ja prapaskenat

Afrimi i Ferhan Hasanit e Micit, Partizani bëhet i frikshëm. Ja si ndryshojnë “demat”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"