VIDEO/ “Në Korçë vetëm për 3 pikët”, Ndreu: Sfidat ndaj Skënderbeut dhe Egnatias marrin rëndësi të veçantë sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 17, 2021 | 14:05

VIDEO/ “Në Korçë vetëm për 3 pikët”, Ndreu: Sfidat ndaj Skënderbeut dhe Egnatias marrin rëndësi të veçantë sepse…

Në vigjilje të sfidës së nesërme ndaj Skënderbeut, në Korçë, në orën 16:45, përpara mediave ka folur trajneri i Kastriotit, Ramadan Ndreu, i cili ka analizuar këtë takim të rëndësishëm për skuadrën krutane:

ndreu

“Ndaj Egnatias ishte një fitore në kohën e duhur. Ndeshjet me shumë rëndësi si Egnatia e javës së kaluar dhe kjo javë me Skënderbeun marrin rëndësi të veçantë sepse do të rivalizojnë deri në fund për mbijetesë. Jam i bindur se ndaj Skënderbeut do të shkojmë për tre pikë.

Të gjitha skuadrat këtë sezon janë me nivel. Nëse shihen ndeshjet, të gjitha skuadrat që kanë fituar ndeshjet, janë ato që renditen në pjesën e lartë të klasifikimit. Skuadra e Skënderbeut është një ekip i mirë, ka zhvilluar sfida të mira si brenda dhe jashtë fushe, por duhet të bëjm[ë edhe një paralele me ekipin tonë që pavarësisht luhatjeve këtë vit kemi zhvilluar ndeshje të mira.

Shkalla e vështirësisë është më e madhe sesa skuadrat që janë në 6-7 vendet e para sepse kanë investuar shumë dhe kanë potencial teknik më të lartë sesa ne. Me Skënderbeun jemi pothuajse njësoj duke parë pikët, kam besimin se lojtarët do të japin maksimumin dhe do të japim më të mirën.”, përfundoi Ndreu.

BUJAR BALLIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"