“Në këtë moment janë të rëndësishme pikët”, Mehmeti insiston pas fitores së Dinamos: Agresivitet i tepërt, m’u duk si ndeshje e futbollit anglez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2024 | 20:31

“Në këtë moment janë të rëndësishme pikët”, Mehmeti insiston pas fitores së Dinamos: Agresivitet i tepërt, m’u duk si ndeshje e futbollit anglez

Trajneri i Dinamos, Dritan Mehmeti, është i lumtur me faktin që skuadra e tij mori pikët në një ndeshje mes dy skuadrash që kanë premtime për “Final Four”.

bandicam 2024-04-03 20-13-54-046

“Largimi i presidentit Bardhi para golit? Nuk kam marrë informacion fare, por në futboll nuk ka bestytni. Por nuk e shoh në këtë aspekt, ne kemi fituar edhe me presidentin në tribunë, nuk e shoh kështu.

Duke pasur parasysh që një ndeshje e tillë në këtë pikë të kampionatit e me tension në maksimum, ku nga të dy ekipet kërkohet fitorja, mund të bjerë pak cilësia e lojës. Edhe për efekt të kundërshtarit i cili në lojën në ajër është mjaft i fortë, luan me top të gjatë dhe fort për topin e dytë dhe na e vështirësoi goxha. E dija që do ishte e vështirë se ka mënyrë të veçantë Teuta si organizon manovrën. Në këtë pikë, rëndësi kanë pikët, e nisëm keq lojën, duhej të ishim më të qetë dhe menaxhonim në fazën ofensive. Duhet të kishim besim në hapësirat e ndërmjetme. Kishte shumë dyluftime të forta ndoshta edhe jashtë. M’u duk si ndeshje e futbollit anglez, kishte goxha dyluftime dhe aty ndoshta prishet bukuria e lojës, kur ka agresivitet të jashtëzakonshëm.

Çdo rezultat në këtë pikë është i rëndësishëm kur është pozitiv. Por fitorja është qershia mbi tortë dhe të jep goxha qetësi. Normalisht, jemi më të kënaqur te fitorja.

Siç kanë fat skuadrat e tjera dhe kanë bërë eurogola kundrejt meje. Unë nuk besoj te fati fare, futbolli ky është. Denison kishte besim, te goditja e tij dhe e goditi, shkoi topi ku duhej. Ai kishte 2-3 mundësi të bënte më mirë, por ky është futbolli. Nuk është çështje fati. Kjo ishte ndeshje me tension, Teuta vinte në moment shumë të mirë, ata kishin shumë besim. Skuadrat nuk kanë shumë diferenca, kështu që futbolli ndahet nga detajet, situatat e veçanta. Këtë herë na buzëqeshi neve.

Skuadra dhe lojtarët janë të gjithë të rëndësishëm. E kisha përgatitur në pjesën e parë që Denison dhe Qefalija të zbrisnin në qendër e fitoja hapësira me Markun e Zabërgjën. Teuta kë tre mbrojtës të fortë e mendova të aktivizoja Tahirin për ta kapur kundërshtarin në vertikalizime. Por u futëm në panik në 25 minutat e para të ndeshjes dhe në aspektin psikologjik nuk e menaxhuam fillimin e lojës. Këtu ndikoi edhe tensioni i ndeshjes deçizive, unë ndërhyra dhe besoj se në pjesën e dytë e dominuam.

Me vështirësi apo pa te, ne duhet të përqendrohemi në ndeshjen e ardhshme me Kukësin. Ju e keni mendjen te katërshja, unë e kam me Kukësin. Katërshja do të shihet te ndeshja e fundit, do mendoj vetëm për ndeshjen e rëndësishme me Kukësin, nuk e mendoj katërshen fare”, tha Mehmeti për “MCN” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"