“Në këtë fazë, më të rëndësishmet janë pikët”, flet Alban Hoxha: Titulli fitohet me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2021 | 19:58

“Në këtë fazë, më të rëndësishmet janë pikët”, flet Alban Hoxha: Titulli fitohet me…

Alban Hoxha i cili po përgatitet për tu ndeshur me Partizanin e tij ndaj Kukësit, e programuar të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 16:00, gardiani i portës së skuadrës së kuqe ka folur për mediat teksa deklaron se në këtë fazë të kampionatit janë pikët më të rëndësishmet:

alban hoxha

Sfida ndaj Kukësit –  “Sigurisht që ndeshjet janë shumë të vështira tani, jo vetëm Kukësi, por çdo lloj ekipi ka vështirësi. Megjithatë, ne me Kukësin jemi rivalë për titullin kampion edhe kjo na motivon më shumë. Shpresoj të bëjmë atë që bëmë në ndeshjen që shkoi me Kukësin, t’ja bëjmë vetes sa më të lehtë.”

Mirel Josa me Kukësin – “Profesor Mireli ka sjellë një frymë të re në grup, ka ndryshuar edhe stil loje. Besoj se nuk mund ta bëj vetëm trajneri, por është komplet fryma e grupit që mund të bëj ndryshimin.”

Titulli me skuadrat e vogla – “Nuk diskutohet që titulli fitohet me të voglat, por me të mëdhatë përveç tre pikëve merr moral për vazhdimësinë.”

Sfidat e rradhës – “Janë sfida të forta që nuk duhen lënë pikët.  Unë jam me mendimin që të merren pikët dhe jo të luash bukur e të bësh ndeshje të mira dhe pastaj të thuash që s’kishim fat. Më mir luaj pak më keq edhe merr pikët.”, përfundoi Alban Hoxha.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"