Në fushë zbresin 18 ekipe, pretendenët në grupin B kërkojnë kreun. Ja ndeshjet e ditës së sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2021 | 11:08

Në fushë zbresin 18 ekipe, pretendenët në grupin B kërkojnë kreun. Ja ndeshjet e ditës së sotme

Do të luhen ditën e sotme 9 ndeshje në kategorinë e Dytë, të vlefshme për javën e 12-të.

Laberia-Skrapari

Në grupin A, Shkumbini kryesues, do të përballet me skuadrën e Valbonës, ku pritet të jetë një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet. Sopoti luan në transfertë ndaj Klosit, ku fitorja për skuadrën nga Librazhdi është detyrim. Përballje interesante është edhe ajo mes Tërbunit dhe Shënkollit, dy skuadra që janë afër me njëra-tjetrën në renditje.

Në grupin B, do të zhvillohen 6 ndeshje. Vëmendja është padyshim te skuadrat e kreut, me Maliqin dhe Labërinë që do të kërkojnë të përfitojnë nga pushimi i Butrintit, për të marrë kryesimin. Juglindorët luajnë në transfertë me Këlcyrën, ndërsa Labëria pret në shtëpi Naftëtarin.

Ja të gjitha ndeshjet:

GRUPI A

TËRBUNI-SHËNKOLLI 13:30

KLOSI-SOPOTI 13:30

VALBONA-SHKUMBINI 13:30

GRUPI B

LABËRIA-NAFTËTARI 13:30

ALBPETROL-SKRAPARI 13:30

MEMALIAJ-GRAMOZI 13:30

KËLCYRA-MALIQI 13:30

PËRMETI-TEPELENA 13:30

DELVINA-DEVOLLI 13:30 (në Tepelenë)

BUTRINTI pushim

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"