Në betejë me kohën, “ylli” i Partizanit terapi intensive për… Flamurtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2018 | 11:34

Në betejë me kohën, “ylli” i Partizanit terapi intensive për… Flamurtarin

Alban Hoxha ka qenë i pafat në periudhën e fundit, pasi dëmtimet e kanë lënë jashtë dy angazhimeve që Kombëtarja ka pasur në tetor dhe në nëntor. Kjo ka ardhur për shkak të problemeve që portieri ka në gjurin e djathtë, një problematikë e vjetër për kapitenin e Partizanit.

alban hoxha

Dëmtimi që pësoi në grumbullimin e tetorit me kuqezinjtë e privoi portierin në ndeshjen me Luftëtarin, por u kthye ndaj Skënderbeut. Në ndeshjen e fundit në kampionat, ndaj Laçit, Hoxha ndjeu shqetësime në gju, por me sforco e mbylli me sukses takimin. Por, ky lëndim e privoi sërish “gardianin” e kuq nga kuqezinjtë, pasi pas paraqitjes në fillim të përgatitjeve u pa e udhës që Hoxha të niste një proces riaftësimi.

Pas largimit nga grumbullimi i Kombëtares, Alban Hoxha ka nisur një betejë me kohën, në mënyrë që të riaftësohet për ndeshjen e radhës të Partizanit, ku i pret transferta e Vlorës. Aktualisht, portieri Hoxha po i nënshtrohet një terapie intensive nën përkujdesjen e stafit të skuadrës. Ekziston ankthi në kampin e kuq sa i përket portierit, ndaj sytë mbeten nga ai, me shpresën që të jetë gati për Flamurtarin. Stafi mjekësor, por edhe vetë lojtari, kanë shprehur optimizëm për këtë rast dhe shpresat janë të mëdha që Hoxha të jetë titullar në Vlorë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"