Në Berat po mendojnë për perspektivën. Portieri Mesiti, debutuesi më i ri te Tomori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2024 | 15:22

Në Berat po mendojnë për perspektivën. Portieri Mesiti, debutuesi më i ri te Tomori

Drejtuesit e Tomorit vijojnë  të jenë të fokusuar tek aktivizimi i të rinjve vendës. Ndaj Vorës luajti portieri 19-vjeçar Bahir Mesiti, i cili për “Panorama Sport” u shpreh: “Vlerësoj mbështetjen që stafi po u jep lojtarëve të rinj beratas, duke na dhënë mundësinë e debutimit në kampionat.

tomori stervitje

Përgjegjësia jonë në këtë rast është e madhe, sepse duhet të punojmë shumë dhe të justifikojmë këtë mbështetje. Në rastin tim më ka vlejtur shumë puna në stërvitje me portierët Memlika dhe Zema. Prej tyre mësoj shumë sepse stërvitemi bashkë.

Në ndeshjen me Vorën kisha emocione, por më ka vlejtur shumë ky debutim”. Mesiti është debutuesi më i ri i Tomorit gjatë këtij kampionati dhe pse i katërti në radhë midis portierëve.

EDI SPAHIU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"