“Ndryshimi në staf solli një frymë të re”, Shehu: Objektivi i Laçit është …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2019 | 15:23

“Ndryshimi në staf solli një frymë të re”, Shehu: Objektivi i Laçit është …

Laçi ka mbyllur përgatitjet nga Pogradeci, aty ku është grumbulluar dhe ka zhvilluar stërvitjen e fundit në prag të ndeshjes së sotme ndaj Skënderbeut. Në një bisedë për “Panorama Sport” para ndeshjes, mesfushori Juljan Shehu flet me optimizëm për këtë transfertë, duke besuar te fitorja e tretë radhazi në kampionat.

julian shehu laci

Dy fitore radhazi, është ky Laçi i duhur?

Atmosfera në klub është shumë pozitive pas dy fitoreve radhazi me rezultate të pastra dhe me lojë të mira. Jemi të kënaqur, por nuk është momenti për të pasur mendjen te ndeshjet e shkuara, pasi kemi një ndeshje të vështirë tani dhe duhet të jemi të fokusuar aty.

Ndryshimet në staf sa kanë ndikuar?

Normalisht, çdo ndryshim në staf sjell në ekip një frymë të re dhe filozofi ndryshe.

Besoni se do të fitoni ndaj Skënderbeut?

Skënderbeu dihet që është një ekip që i ka dhënë shumë futbollit shqiptar dhe kurrsesi nuk duhet nënvlerësuar, kështu që duhet të jemi plotësisht të fokusuar për këtë ndeshje.

Në fazën e parë korçarët ju mundën në Laç…

E vërtetë që fazën e parë hodhëm një hap fals ndaj Skënderbeut, por besoj se kjo nuk do të ndodhë më. Ne futemi në fushë për të marrë maksimumin nga çdo ndeshje.

Cili është objektivi real i Laçit?

Laçi është ekip që daljen në Europë e ka kthyer në një traditë, por ne kemi si objektiv për të marrë maksimumin e çdo ndeshjeje radhe.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"