Ndryshimet, si mund të jetë formati i ri i Ligës së Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2018 | 23:06

Ndryshimet, si mund të jetë formati i ri i Ligës së Europës

Në fund të gushtit, UEFA bëri me dije se në vitin 2021 do të ketë një kompeticion të tretë pas Champions-it dhe Europa Ligës. Planifikimi i tyre ka filluar tashmë në selitë e qeverisë së futbollit europian në Nion të Zvicrës. Madje, kjo me ritme të shpejta. Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar edhe modelet që UEFA mund të përdorë në kompeticionin e ri. Skuadra që renditet e shtata në Bundesligë mund të marrë pjesë në Ligën Europiane që UEFA do të zhvillojë më 2021, ku marrin pjesë 32 skuadra.

s3-news-tmp-10557-uefa2--2x1--940

Por kjo nuk do të ndodhë automatikisht, përpara skuadrës do t’i duhet të luajë një ndeshje “play-off”. Kjo do të bazohet në dy modelet që UEFA do të paraqesë në akord me rregullat e kompeticionit. Kjo, pasi nga 48 skuadra që janë aktualisht do të ketë një ndarje prej 32. Federata e klubeve (ECA) në UEFA po diskuton se cilin model do të përdorë dhe që më pas do t’i paraqitet Komitetit Europian në mbledhjen e dhjetorit në Zvicër.

Pavarësisht se për cilin model UEFA do të votojë, e sigurt është që Liga e Europës do të jetë pa dyshim më tërheqëse dhe klubet që do të vijnë nga kampionate jo elitare do të kenë mundësi të përfitojnë shuma të konsiderueshme parash. Edhe pse në kampionatet më të mëdha europiane ka pasur shumë diskutime për këtë ligë të tretë në Europë, duke qenë kundër saj për arsyen e vetme se lojtarët do ta kenë të vështirë të luajnë kaq shumë ndeshje në një sezon dhe kjo do të ndikonte negativisht në skuadrat e mesatare.

mODELI

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"