Ndryshime në listën e Shpresave, largimi i mbrojtësit drejt Kombëtares A sjell një tjetër legjionar nga Italia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2022 | 21:28

Ndryshime në listën e Shpresave, largimi i mbrojtësit drejt Kombëtares A sjell një tjetër legjionar nga Italia

Përfaqësuesja Shpresa ka nisur grumbullimin e saj për ndeshjet e kualifikueseve të Europianit të kësaj grupmoshe ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë. Një grumbullim që ka nisur me një ndryshim të vogël planesh dhe përbërje për skuadrën e drejtuar nga Alban Bushi.

shpresat

Mbrojtësi Adrian Bajrami ka kaluar direkt në radhët e përfaqësues A për ndeshjet e marsit, duke qenë në dispozicion të trajnerit Edi Reja. Kështu, për të zëvendësuar lojtarin, Bushi ka menduar që të afrojë një tjetër futbollist, por çuditërisht jo nga prapavija.

FSHF ka bërë të ditur se në radhët e kuqezinjve është ftuar mesfushori i Lekos në Itali, Erdis Kraja, i cili fillimisht kishte mbetur jashtë listës së U21 edhe pse ka qenë vazhdimisht pjesë e saj. Kraja pritet t’i bashkohet nesër ekipit për të plotësuar grupin e kuqezinjve për këto dy sfida të eliminatoreve të Europianit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"