Ndreu në katedër, leksione teorike me ekipin para Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2020 | 23:17

Ndreu në katedër, leksione teorike me ekipin para Teutës

Kastrioti ka vijuar përgatitjet në p rag të n desh jes së nesërme me Teutën. Përpara seancës në kompleksin e Kamzës, trajneri Ramazan Ndreu ka zhvilluar një leksion teorik me futbollistët. Bëhet fjalë për një videoanalizë me detaje për kundërshtarin dhe mënyrën se si do të luhet ndaj Teutës.

Ndreu

Ndreu e ka analizuar në detaje rivalin e radhës dhe kërkon që skuadra e tij të vazhdojë momentin e mirë, duke ruajtur pathyeshmërinë edhe pas javës së 6-të. Pas leksioneve nga salla, futbollistët kanë zbritur në fushë për të praktikuar skemat. Ndërkohë, momenti i mirë dhe atmosfera pozitive që mbizotëron te Kastrioti për shkak të rezultateve të marra në këto pesë javët e para të kampionatit, është zbehur paksa për shkak të dëmtimeve të shumta.

Pas sfidës me Skënderbeun, te krutanët dëmtimet janë shtuar në masë dhe kjo situatë u pa dhe me Tiranën, ku kamerunasi Bojom mungoi, ndërsa Okebugu u zëvendësua që në pjesën e parë pasi ndjeu dhimbje në këmbë. Megjithatë, ky i fundit duket gati i rikuperuar, por pasoja ka patur për disa lojtarë të tjerë që i janë shtuar listës të së dëmtuarve.

Ndreu

Kësisoj, Lukman Husein ka shfaqur probleme dhe vijon të stërvitet i diferencuar, ndërsa probleme ka edhe për Armando Ramin dhe Rei Nuriun, të cilët me shumë gjasë do të mungojnë në këtë sfidë të radhës. Stafi mjekësor po bën të pamundurën, por jo gjithçka është në dorën e tyre.

B. BALLIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"