Ndizet derbi i juglindjes, Mema: Devolli na ka frikë, të hënën do ta shikojnë sa ju vlen lëkura

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2019 | 19:58

Ndizet derbi i juglindjes, Mema: Devolli na ka frikë, të hënën do ta shikojnë sa ju vlen lëkura

Është shtyrë për të hënën në orën 15:00 derbi i juglindjes mes Maliqit dhe Devollit. Policia e Shtetit ka refuzuar të marrë përsipër sigurinë jashtë stadiumit, për shkak të një proteste të planifikuar nga opozita ditën e diel. Ndërkohë në një intervistë për “Panorama Sport”, trajneri i ekipit të Maliqit, Devis Mema është optimist dhe beson se skuadra e tij do të dalë fitimtare nga kjo përballje.

ewf6fd

“Është kënaqësi të drejtosh ekipin e Maliqit. Jemi një familje e madhe. Po përgatitemi për Kategorinë e Parë dhe besoj se do t’ia dalim. Ndihem i vlerësuar që jam pjesë e këtij klubi”.

Jeni i kënaqur me ecurinë e deritanishme të skuadrës?

Mendoj se kemi marrë pikët maksimale. Fitorja ditën e hënë do të thotë Kategoria e Parë për ne. Jemi përgatitur maksimalisht për t’ia dalë. Ekipi mezi po e pret këtë përballje. Ne kemi luajtur futboll dhe ndeshje të vërteta, ndërsa Devolli miqësore. Të hënën do ta shikojnë sa ju vlen lëkura. Na kanë frikë!

18767369_10210875829549507_6107212687479680525_n

I druheni gjykimit të njëanshëm në këtë përballje?

Besoj se FSHF do marrë masat e duhura. Nuk besoj se ka arbitër të marrë përsipër të prishë ndeshjen dhe të ketë gjykim të njëanshëm.

Mema Egli

E shikoni derbin si një sfidë vendimtare për objektivat e klubit?

Është ndeshje që duhet fituar. Edhe ambienti është gati për këtë hap të rëndësishëm. Ka entuziazëm në qytet dhe në ekip. Besoj do t’ia dalim, duke marrë 3 pikë.

Çfarë mendoni se ka më shumë ekipi juaj se Devolli? I trembeni eksperiencës së trajnerit Nica?

Unë nuk i trembem asgjëje. Kam besim tek ekipi im. Janë djem me karakter dhe punojnë në stërvitje maksimalisht, për të arritur sa më lart. Deri më sot as si futbollist kur kam qenë dhe si trajner nuk kam humbur asnjë ndeshje kur më duhej të fitoja. Të hënë është momenti t’i tregojmë të gjithëve në këtë kategori se ne jemi me të mirët.

Mema2

Me parashikimet si jeni? Kush mendoni se do e vendos ndeshjen?

Suksesi deri tani dhe në këtë ndeshje është grupi. Jemi te bashkuar dhe nuk varemi nga individë. Të gjithë të nevojshëm asnjë i domosdoshëm. Te gjithë mezi po e presim ditën e ndeshjes dhe nuk e diskutojmë që do dalim të fituar. Nuk mund të dalim kurrsesi nga gara javën e tretë. Në shtëpinë tonë jemi të pamposhtur dhe do vazhdojmë të jemi deri në fund. Mendoj se do të triumfojmë me rezultatin 2-0. Ata janë mësuar të fitojnë me arbitra me gjysmë goli. Ne fitojmë pastër.

Maliqi-Devolli (1)

Pritet një numër i konsiderueshëm tifozësh në shkallët e stadiumit, keni një mesazh për ta?

Të vijnë të na mbështesin kemi nevojë për ta më shumë se kurrë. Në të gjitha ndeshjet kanë qenë të mrekullueshëm. Besoj do jene të shumtë dhe do dalin të lumtur me lojën dhe fitoren tonë. Janë arma jonë me e forte brenda në shtëpi. I kam parë dhe në Peqin që janë pjesë e familjes tonë dhe jetojnë me ekipin në çdo situatë. Edhe ata mezi e presin ditën e ndeshjes.

Maliqi

Ku do festoni po fituat, keni bërë plane?

Çdo gjë është organizuar. Do keni surpriza. Sponsori jonë ka vënë premio të madhe në vlerë monetare. Për argëtim nuk është problem fare. Më vjen keq për kundërshtarët, të mendojnë për ndeshjet e tjera që kanë dhe të kapin vendin e dytë. Ne sa mundësi të kemi do t’i ndihmojmë të ndalim ekipet e tjera që të zënë vendin e dytë.

ILDI MEROLLI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"