“Ndihmoj skuadrën me gola e asiste”, Ujka: Jam shumë altruist, por do ta rregulloj këtë gjë në vazhdim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2023 | 18:36

“Ndihmoj skuadrën me gola e asiste”, Ujka: Jam shumë altruist, por do ta rregulloj këtë gjë në vazhdim

Serxho Ujka arriti të shënonte sërish me Laçin, duke gjetur rrugën e rrjetës 2 herë në fitoren 6-1 ndaj Teutës. Pas takimit, ai u shpreh i lumtur për fitoren duke u shprehur se është gati për të ndihmuar ekipin me gola e asiste.

bandicam 2023-09-15 18-32-52-667

“Ndryshimi i rolit? E rëndësishme është të fitojë skuadra, pastaj luaj ku të dojë skuadra dhe ta ndihmoj me gola e asiste.

Objektivat e Laçit? Lojtarët që kanë mbetur janë 4-5, unë dhe portieri nga 2 sezone më parë. Jemi me çuna të rinj dhe që duan të ecin para. Duhet të stërvitemi fort dhe çdo gjë bëhet.

Roli i preferuar? Të them të drejtën më pëlqen pas sulmuesit sepse kam aftësi goditjen në portë. Aty mund të marrë trajneri më të mirën time. Kur një “10” ka goditje, është mirë aty dhe këtë sezon po tregoj se jam për atë pozicion.

Më shumë vertikalizime? Keni të drejtë sepse me cilësitë e mia, kam mundësi të eci më shumë me top por në momente loje tregohem shumë altruist por do ta rregulloj duke arritur formën”, u shpreh Ujka në “MCN Tv”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"