“Ndëshkime për të gjithë”/ Katër pikë për 2 ndeshje, ultimatum për kthesë te skuadra e Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2023 | 23:43

“Ndëshkime për të gjithë”/ Katër pikë për 2 ndeshje, ultimatum për kthesë te skuadra e Kategorisë së Parë

Vetëm një pikë në 270 minutat e fundit kanë ndezur “alarmin” te Tërbuni. Drejtuesit janë të shqetësuar nga kjo ecuri, ndaj edhe kanë zhvilluar një mbledhje me lojtarët.

gjoni

Viktor Gjoni pranon gabimet e ekipit, por i mëshon edhe gjykimit. Teksa flet për “Panorama Sport”, drejtori sportiv zbulon edhe ultimatumin që i ka dhënë kryebashkiaku.

“Jemi të prekur shumë nga kjo humbje në fushën tonë, por është i modës edhe ndëshkimi nga gjyqtarët, që në disa raste nuk kanë qenë korrektë në ushtrimin e detyrës së tyre. Gjithsesi, nuk kemi pse merremi me ta. Ne duhet të shohim përpara dhe të marrim rezultate pozitive. Presidenti na ka paralajmëruar dhe kërkon kthesën. Nëse vazhdojmë me rezultateve negative, masat nuk do të mungojnë nga ne drejtuesit e deri te futbollistët.

Gjoni Viktor Terbuni

Kjo paraqitje është goditje dhe zhgënjim i madh për të gjithë ne. Të gjithë prisnim kthesën në fushën tonë, po e pësuam nga Burreli. Mbrojtja gaboi rëndë, lejuan kundërshtarët që futeshin pa vështirësi në zonën tonë. Sulmuesit po ashtu, nuk janë në nivelin e duhur. Fakt është që nuk po gjejnë dot rrugën e rrjetës.

Ne kishim filluar përgatitjet më herët se të gjitha ekipet e tjera, bëmë blerje cilësore dhe ende disa lojtarë nuk janë në nivelin e duhur. Si asnjëherë tjetër, kemi lënë tetë pikë në fushën tonë. Kjo na largon edhe më shumë nga objektivi që ne kemi shpalosur në fillim të sezonit. Këtë fundjavë shkojmë në Berat, ku na pret Tomorin vendës. Duhet të përgatitemi maksimalisht dhe të kthehemi me pikë. Pas kësaj transferte pastaj, nuk ka kompromis. Duhet vetëm fitorja me Besëlidhjen në shtëpi”, përfundoi drejtori.

DITMIR PEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"