“Ndeshjen e vendosi dëmtimi i Lulajt”, Ahmataj pas humbjes: Performancat janë të mira, futbolli është me periudha

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2023 | 16:44

“Ndeshjen e vendosi dëmtimi i Lulajt”, Ahmataj pas humbjes: Performancat janë të mira, futbolli është me periudha

Trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj, është i bindur se nëse nuk do të ndodhte dëmtimi i Lulajt në ndeshjen e sotme ndaj Egnatias, skuadra e tij mund të dilte me një rezultat tjetër nga fusha e lojës.

bandicam 2023-10-23 16-30-49-964

“Ajo që vendosi ndeshjen ishte dëmtimi i Lulajt, se u prish rreshtimi dhe u desh të improvizonim me lojtarët. Po të shohësh golin me kokë, nga një krosim në anësore, duke ditur që Mici nuk ka staturë, kishim përgatitur Përgjonin për atë zonë e Duamenën. Jemi të mërzitur se kemi humbur 3 lojtarë pas derbit dhe tani përsëri 3 lojtarë, se nuk e dimë gjendjen e Filipit dhe Lulaj ka pësuar tërheqje. Në futboll duhet ta pranosh këtë gjë.

Janë momente të lojës që Egnatia është një skuadër shumë e rrezikshme dhe ne e kishim përgatitur shumë mirë për nga mënyra se si u zhvillua totalisht pjesa e parë. Por në pjesën e dytë, dëmtimi që i ndodhi Lulajt na bëri më të brishtë, edhe pse ishim të vendosur mbrapa ne e pësuam golin

Duke pasur parasysh që ata shfaqeshin me dy sulmues, jemi detyruar të shfaqeshim me tre për më shumë sigurt. Kur nuk janë qendërmbrojtës por dy të majtë që rreshtohen, aty u shfaq problemi, është çështje instinkti.

Lojtarët e ndjejnë pjesën e pësimit të golit dhe i dërrmon moralisht se e kuptojnë në çfarë klubi janë. Te Tirana kërkohen rezultate, por edhe performanca. Me të vërtetë jemi mundur, por përformancat kanë qenë shumë të mira, sa i përket luftës së shfaqur dhe garancisë për të ardhmen. Rezultatet do të vijnë nëse na kthehen lojtarët dhe bëhemi me të gjitha forcat që kemi në dispozicion.

Futbolli është me momente, janë periudha, nuk ke çfarë i bën. Nuk mund të merresh me fatin, por përgatitesh me punë. Ajo çfarë u punua u zbatua me përpikmëri. Kishim përballuar Egnatian në pjesën e parë derisa Lulaj doli nga mekanizmi, se nuk është njëlloj kur një lojtar krahu bën qendërmbrojtësin, ka cilësi që e bëjnë. Nuk e vendosja dot Micin në qendër se humbnim shtatlartësi se aty Egnatia kishte Paulauskas e Duamenën”, tha Ahmataj për “MCN” pas përfundimit të ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"