“Ndeshjen e kaluar nuk na mposhti Apolonia, por faktorët e tjerë”, Duro: Laçi do titullin, Kukësin e dominuam totalisht

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2021 | 17:18

“Ndeshjen e kaluar nuk na mposhti Apolonia, por faktorët e tjerë”, Duro: Laçi do titullin, Kukësin e dominuam totalisht

Laçi po kalon një formë të shkëlqyer, këtë sezon, teksa tashmë e shikon veten vetëm 1 pikë pas Vllaznisë kryesuese. Të hënën kurbinasit kanë një tjetër ndeshje të rëndësishme siç është ajo me Apoloninë, ku do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për të shpresuar në një hap fals i rivalëve. Për “News24”, ka folur edhe trajneri i Laçit, Shpëtim Duro i cili është shprehur se nuk do të ketë nënvlerësim për Apoloninë, por skuadra duhet ta konsiderojë këtë ndeshje si gjithë të tjerat.

Shpetim Duro

“Tani jemi në stad të barabartë, 4 skuadrat. Është meritë e skuadrës që arriti këtu. Tani jemi në pozita të barabarta, për të vazhduar kampionatin. Ishte një fitore shumë e rëndësishme ajo me Kukësin, totalisht e merituam, pasi e dominuam kundërshtarin. Pjesa e parë duhet të kishte përfunduar 2-0 ose 3-0 , me rastet e krijuara. Kemi gabuar vetëm te momenti i golit të Kukësit, pjesa tjetër skuadra ishte shumë mirë në fushë. Laçi është një pikë vendit të parë.

Kemi dominuar me skuadrat e forta. Kemi bilanc më të mirë me skuadrat. Kemi të drejtë për të menduar dhe luftuar për titullin kampion. E ardhmja? Nuk kemi biseduar, sepse jemi të përqendruar te sezoni. Tani është pjesa më e rëndësishme si në kampionat dhe në Kupë. Kjo është një pjesë që nuk ka rëndësi, rinovimi nuk mendohet para sezonit. Unë i konsideroj të gjitha ndeshjet njësoj, pikat janë njësoj me të gjitha. Skuadra duhet mobilizim dhe përqendrim të madh. Skuadrat poshtë nesh në renditje, na kanë hapur probleme. Nuk duhet të nënvlerësojmë asgjë.

Humbjen e vetme këtë vit e kemi në Fier, ku dihet që nuk ishte humbja nga fusha, por nga disa faktorë të tjerë. Duhet përqendrim maksimal në këtë ndeshje. Suksesi është i përbashkët, nëse nuk funksionojnë hallkat, nuk ka  para. Të gjithë kanë punët e tyre, kur të gjithë bëjnë detyrat që kanë, atëherë suksesi është i garantuar.”, tha Duro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"