Ndeshja ndaj Skënderbeut, Egbo e ka vendosur, nuk ndryshime në formacion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2020 | 12:19

Ndeshja ndaj Skënderbeut, Egbo e ka vendosur, nuk ndryshime në formacion

Tirana ka zhvilluar dje stërvitjen e radhës në prag të sfidës me Skënderbeun. Bardheblutë nuk kanë qenë të plotë në stërvitje, pasi trajneri Emanuel Egbo ka lënë pushim lojtarët që u aktivizuan në Kupën e Shqipërisë. Të vetmit nga skuadra e së mërkurës që u stërvitën ishin ata që kishin luajtur pak, si dhe Karabeci që paçka ndeshjes së plotë, vazhdon të punojë. 

Tirana Kupa

Skuadra e parë ka vazhduar punën, ndërkohë që Emanuel Egbo ka zhvilluar dy ushtrime. Gjuajtje në portë me shumicë si dhe lojë tek për tek mes lojtarëve, ose më saktë mbrojtësve dhe mesfushorëve kundër sulmuesve. Në fund, është zhvilluar miqësorja e zakonshme brenda grupit.

FORMACIONI – Edhe pse trajneri dhe stafi nuk punuan me 11-shen pasi mungonin disa lojtarë, u vu re shumë qartë se cilët do të ishin titullarët në fushën e lojës. Nga minuta e parë do të luajë formacioni i fundit me Likën në portë. Në mbrojtje rreshtohen Doka, Vangjeli, Muça dhe Hoxhallari. Në mesfushë, Çelhaka dhe Batha. Para tyre treshja Kobina, Torasa e Kale. Në sulm i vetëm Majkëll Ngoja. Tirana vjen në sfidën me Skënderbeun pas nëntë fitoreve radhazi.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"