“Ndeshja më e mirë që kur kam ardhur te Kukësi”, Bledar Devolli: Do tregojmë “luanin” në Kupë ndaj Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2024 | 17:36

“Ndeshja më e mirë që kur kam ardhur te Kukësi”, Bledar Devolli: Do tregojmë “luanin” në Kupë ndaj Tiranës

Trajneri i Kukësit, Bledar Devolli, është i zhgënjyer nga humbja ndaj Skënderbeut, por nga ana tjetër pohoi se ishte ndeshja më e mirë që kur drejton ekipin verilindor.

devolli

 

“Të vjen keq të humbasësh sepse na jepte shumë shpresë fitorja për mbijetesë. Keqardhje sepse ishte ndeshja më e bukur që kur drejtoj këtë ekip. Bëmë një ndeshje të mirë, por u ndëshkuam me episode. Nganjëherë edhe VAR ndaj ne është ndryshe. Duhet të shohim para, sepse kemi ndeshje të tjera.

KUPA- “Naryrisht që besojmë te kualifikimi. Jo vetëm avantazhi I ndeshjes së parë, por edhe loja e mirë na jep besim se do të shkojmë në finale. Kukësi do nxjerrë luanin nga kafazi, nuk mund të dorëzohemi” – u shpreh ndër të tjera trajneri Devolli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"