Ndeshja Lushnja-Pogradeci, Tetova: Kishim mungesa, por jam i kënaqur nga lojtarët e rinj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2022 | 15:44

Ndeshja Lushnja-Pogradeci, Tetova: Kishim mungesa, por jam i kënaqur nga lojtarët e rinj

Trajneri i Lushnjës, Edlir Tetova, mendon se ndeshja ndaj Pogradecit i ka vlejtur jo pak në kuadër të përgatitjeve për rinisjen e kampionatit të Kategorisë së Parë më 11 dhjetor.

EDLIR TETOVA 1 (1)

“Kishim disa mungesa në këtë miqësore. Pepa nuk ishte për një impenjim familjar, ndërsa Daci në një gjendje gripale. Isufi, Alushi dhe Ruço mungonin nga dëmtimet, si dhe Korreshi që ka ikur përfundimisht. Ishte një ndeshje e barabartë, por që na shërbeu në këtë moment për t’i dhënë ngarkesat e duhura lojtarëve. Jemi duke punuar në këtë aspekt në këtë trejavoresh të pushimit. Përqendrimi ishte që të marrin minutazh lojtarët që nuk janë aktivizuar shumë gjatë kampionatit. Për arsye të ndryshme, përgjithësisht, jam i kënaqur me çfarë treguan djemtë e rinj që u aktivizuan”, deklaroi trajneri Tetova pas ndeshjes për “Panorama Sport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"