Ndërprerja e kampionatit i vjen në ndihmë Trashit, lojtarët e Partizanit urdhër që të rrinë në… shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2020 | 10:49

Ndërprerja e kampionatit i vjen në ndihmë Trashit, lojtarët e Partizanit urdhër që të rrinë në… shtëpi

Trajneri Sormani i kishte bërë planet ndaj Skënderbeut të luante pa praninë e Lorenc Trashit. Mbrojtësi mungon që nga 22 shkurti, ku gjatë një përplasje me portierin Hoxha pësoi dëmtime në fytyrë. 27-vjeçari ka nisur fazën e rikuperimit, por edhe për këtë javë ishte planifikuar që të mos i bashkohej ekipit.

trashiii

Trashi konsiderohej mungesë e sigurt për sfidën me Skënderbeun, që sipas kalendarit duhet të luhej nesër. Por ndërprerja ka ardhur si me porosi në kampin e kuq, pasi tani Trashi ka kohën e mjaftueshme për t’u rikuperuar dhe për të mos e humbur takimin me Skënderbeun. Ndërprerja i vlen edhe vetë klubit, që është i rënduar psikologjikisht nga humbjet radhazi.

Me seancën e djeshme Partizani u ka dhënë fund përgatitjeve për këtë javë, pasi zyrtarisht është shtyrë ndeshja me Skënderbeun e planifikuar që të luhej nesër. Pas vendimit për shtyrjen e aktiviteteve për këtë fundjavë, lojtarët e Partizanit janë shpërndarë pranë familjeve dhe banesave ku jetojnë.

Klubi i ka pajisur të gjithë lojtarët me masat mbrojtëse, si maska, doreza dhe dezinfektantë, si dhe i ka urdhëruar ata që të rrinë në shtëpi duke evituar sa më shumë kontaktet me ambientin e jashtëm. Lojtarëve, përveç udhëzimeve për t’u mbrojtur nga Koronavirusi, u është dhënë edhe një program që duhet të ndjekin për të ruajtur disi formën fizike.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"