Nderimi më i lartë për Armando Sadikun nga Bashkia e Elbasanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2016 | 14:01

Nderimi më i lartë për Armando Sadikun nga Bashkia e Elbasanit

Kryetari i Bashkisë se Elbasanit, Qazim Sejdini, në mbledhjen e rradhës së Këshillit Bashkiak, i ka propozuar këshilltarëve që sulmuesi i Kombëtares shqiptare, elbasanasi Armando Sadiku, i cili shënoi golin e parë të Shqipërisë në Euro, të bëhet “Qytetar Nderi”.

largea_largea_dscf013514447751471444775197

Në nisje të mbledhjes së këshillit, kreu i Bashkisë, Qazim Sejdini tha se  këtë titull Armando Sadiku e meriton për kontributin në fushën e sportit, por edhe si një nga ambasadorët elbasanas, si një përfaqësues i denjë jo vetëm si futbollist, por edhe i qytetarisë elbasanase. “Me kontributin e tij Armando Sadiku na ka nderuar të gjithëve, ndaj edhe për këtë qëllim jam i bindur se propozimin tim do ta miratojmë bashkarisht”, tha Sejdini.

Këshilltarët miratuan në unanimitet që Armando Sadiku të jetë “Qytetar Nderi” i Elbasanit.

Armando Sadiku shënoi golin e parë të Shqipërisë në një kompeticion te tille siç është Kampionati Europian, përballë përfaqësueses se Rumanise.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"