Ndërhyrja e Duamenës, Najdovski rrezikon të paktën një muaj jashtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2023 | 21:11

Ndërhyrja e Duamenës, Najdovski rrezikon të paktën një muaj jashtë

Filip Najdovski do të qëndrojë të paktën një muaj jashtë fushave të lojës dhe është një humbje e madhe për Tiranën.

rtuty

Kapiteni, jo vetëm që humbet takimin me Dinamon, por nga ana tjetër mund të kthehet pas ndeshjeve të Kombëtares në nëntor. Lojtari dje është parë duke çaluar në ambientet e klubit në “Skënder Halili” me këmbën e lidhur nga goditja e Duamenës. Lojtari vazhdon të ketë dhimbje dhe mezi vë këmbën në tokë dhe kjo tregon se rikuperimi do të jetë i gjatë. Edhe Mustafë Abdullahu ka pësuar një dëmtim të rëndë.

“Panorama Sport” mëson se gardiani i talentuar ka pasur një çarje të meniskut në seancën e fundit. Ky dëmtim pritet ta mbajë rreth dy muaj jashtë fushave. Duket se një ters portierësh po ndjek nënkampionët këtë sezon, të cilët përpara startit të kampionatit humbën Gentian Selmanin. Po nuk ka mbaruar këtu mallkimi me lojtarët e dëmtuar bardheblu, pasi edhe Patrik nuk është në skuadër për shkak dëmtimi dhe ai mund të jetë në fushë për disa minuta në fund të nëntorit dhe nga janari me forcë të plotë.

Nga ana tjetër në ndeshjen me Egnatian është dëmtuar Bruno Lulaj. Lojtari ka tërheqje dhe minimalisht do tëjetë një muaj larg fushave tëlojës. Lulaj madje sjell edheproblemin më të madh, së bashku me Najdovskin, pasi tani Tirana është vetëm me njëmbrojtës të disponueshëm, Hoxhallarin. Në fund, Gentian Selmani. Portieri ka qenë në stadium gjithë këto kohë, por vazhdon të çalojë dhe me shumëmundësi vetëm në janar do tëjetë i gatshëm për t’u stërviturdhe luajtur një ndeshje futbolli.Shkurt, thjesht dhe qartë Tirana është në alarm dëmtimeshdhe shpreson që kjo gjendje tëkalojë sa më shpejt.

9

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"