NBA/ Bostoni nuk fal në Lindje, Oklahoma rikthehet lidere në Perëndim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2024 | 9:03

NBA/ Bostoni nuk fal në Lindje, Oklahoma rikthehet lidere në Perëndim

Bostoni vijon të jetë skuadra më e mirë e këtij sezoni në NBA. Ekipi i Sëlltiks mori fitoren e katërt radhazi, teksa mposhti 127-112 ndaj Feniks, ku protagonist ishte Braun, autor i 37 pikëve. Ai u mbështet edhe nga Tetum dhe Hoford.

boston

Bostoni e kishte siguruar pjesëmarrjen në “play-off” që dy ndeshje më herët, por sërish nuk ka falur, duke treguar dominimin në Lindje, pasi shkoi në kuotën e 52 fitoreve. Vendi i parë në fund të sezonit të rregullt nuk duket problem për Sëlltiks.

Po në Lindje, fiton edhe Milouki, që mundi 114-105 Filadelfian. Maksei realizoi 30 pikë për miqtë por që mbetën për statistikë. Për Baks, Antetokoumpo shënoi 32 pikë dhe 11 ribaund, duke qenë lider në fushë.

Ndërsa në Perëndim, Oklahoma rikthehet në krye të renditjes pas fitores 126-119 ndaj Dallas. Të gjithë titullarët e Oklahomas realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Shai me 31 pikë, duke i bërë të pavlefshme 36 pikët e Irving.

REZULTATET

Boston – Phoenix 127-112

Chicago – Clippers 111-126

Houston – Washington 135-119

Milwaukee – Philadelphia 114-105

Oklahoma – Dallas 126-119

Portland – New York 93-105

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"