Napoli u ndal, por Hysaj vlerësohet pozitivisht pas rikthimit si titullar. Ja nota për shqiptarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2019 | 23:32

Napoli u ndal, por Hysaj vlerësohet pozitivisht pas rikthimit si titullar. Ja nota për shqiptarin

Napoli vazhdon me një krizë rezultatesh, teksa nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola mbrëmjen e sotme ndaj Xhenoas.

elseid hysaj

Por, pozitiv ishte rikthimi si titullar i Elseid Hysajt, që pavarësisht barazimit, vlerësohet për paraqitjen e tij në fushë. Shkodrani luajti si mbrojtës i majtë mbrëmjen e sotme, por gjithsesi mori një vlerësim pozitiv.

“Tuttomercatoëeb” i jep notën 6.5 Hysajt, ndërkohë ky është komenti për të: “Si një titullar i ri në këtë ndeshje, anësori shqiptar shfaqet, si gjithmonë, shumë i sigurt, sidomos në fazën mbrojtëse. Deciziv në një shpëtim ndaj Pinamontit në pjesën e dytë. I la vendin Lupertos në minutën e 84-t”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"