“Na kënaq pika me kryesuesit”, Kuli: Të gjithë jemi aty-aty, ky kampionat nuk ka një si Skënderbeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2022 | 20:32

“Na kënaq pika me kryesuesit”, Kuli: Të gjithë jemi aty-aty, ky kampionat nuk ka një si Skënderbeu

Bekim Kuli ka qenë sot trajneri i parë i Kastriotit në ndeshjen ndaj Partizanit, të mbyllur me barazimin 0-0. Ai ishte në vend të Çelës së skualifikuar dhe ka drejtuar ekipin e tij në duelin ku mori këtë rezultat që e ka cilësuar shumë pozitiv.

kuli

“Ishte një ndeshje e fortë nga të dy anët, patëm dominim në pjesën e parë ndërsa në të dytën e kërkoi më shumë Partizani golin. Ne u munduam të luanim në kundërsulm dhe e pritnim se ka krahët e shpejtë, Menduam t’i hapnim në kundërsulm që nuk rezultoi pozitiv. I gëzohemi kësaj pike, është pikë e mirë se luajtëm ndaj një ekipi në vend të parë. Kanë ekip të fortë, por e kishim përgatitur ndeshjen.

Dihet fillimi me problemet tona, jo me bllokimin e merkatos, e problemet e tjera. Por gjërat u rregulluan rrugës. Ne punojmë me çunat dhe grupi ka qenë i vjetshmi, jemi të kënaqur nga të gjithë anët dhe jemi të kënaqur nga performanca e tyre.

Komunikimi me Çelën? E kisha aty mbrapa, është një shkallë që e lejon, e përjetuam me emocione. Emiljano, si unë, jemi të kënaqur për pikën se luajtëm me vendin e parë. Ne nuk kemi buxhetin e Partizanit, jemi munduar të bëjmë një ekip simpatik, që të rrimë në mes të tabelës dhe këtë e kemi arritur deri tani. Se çfarë do të tregojë rruga, këtë do ta shikojmë.

Sulmi? Ne lojtarin brazilian kur na ka ardhur, menaxheri i tij si gjithmonë na ka treguar se është mirë fizikisht. Por kur erdhi nuk ishte mirë fizikisht dhe kemi bërë çmos të vijë sa më shpejt në formë. Por kjo nuk është një gjë që bëhet me kërcitjen e gishtave e do kohë. Plus Selmanin e vogël e kishim të dëmtuar dhe na duhej ndihma e tij shumë. Pat problemet tij, se po u ktheve mbrapa, lë shumë për të dëshiruar te porta. Por si vrapoi sot jemi të kënaqur, ashtu si nga Greca e Zogaj. Pastaj përpara e kishim përgatitur në këtë mënyrë, nuk është e thjeshtë të hapesh shumë e të lësh kundërshtarët si Da Silva e Hoti bosh. Kishim studiuar kundërshtarin dhe sot si rrallëherë kemi luajtur me 2 para mbrojtës për të mbyllur boshllëqe se lojtarë si Skuka ndizen në moment.

Jemi shumë të kënaqur për këtë pikë, e thashë dhe më parë që ekipi ynë është ekip i vogël. Kampionati shqiptar normalisht nuk ka shumë kualiteti, si ishte Skënderbeu dikur që ishte i shkëputur. Në këtë kampionat cilësia është aty-aty dhe dëshira, grinta e zemra në fushë bën diferencën sot. Ne besojmë se kemi ekip që jep zemrën në fushë dhe kjo na kënaq.

Trajner i parë? Unë jam i kënaqur me Çelën dhe nuk kam ndonjë gjë, gjërat janë normale. Vjen natyrshëm, unë jam shumë i kënaqur me Çelën, punojmë bashkë dhe jam i kënaqur me këtë bashkëpunim. Gjërat vijnë natyrshëm dhe me besim”, tha Kuli për “Oversport” pas duelit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"