Musolli mendon për kampionatin: Me Luftëtarin e vështirë, takimi me Partizanin cilësor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2020 | 16:44

Musolli mendon për kampionatin: Me Luftëtarin e vështirë, takimi me Partizanin cilësor

Minifaza përgatitore dimërore e skuadrës së Kukësit në Antalia të Turqisë konsiderohet e suksesshme, ndonëse kryesuesit e Superiores nuk kanë bërë asnjë afrim deri tani në këtë periudhë merkatoje. Dje ekipi i drejtuar nga trajneri Shpëtim Duro u ka dhënë fund përgatitjeve në Antalia dhe janë kthyer në Tiranë, ku do të vijojnë punën për startin e pjesës së dytë.

kukesi

Në Turqi Kukësi kreu edhe dy miqësore, të cilat i mbylli në barazim. Jo vetëm stafi, por edhe vetë lojtarët kanë mbetur të kënaqur nga puna që kryen në Antalia dhe tani presin që ta nisin mbarë, ku si fillim i pret transferta e Gjirokastrës.

Në një prononcim për “RTSH Sport”, kapiteni i Kukësit, Besar Musolli, foli për punën e kryer në Turqi, ndeshjen e parë të pjesës së dytë, ndaj Luftëtarit dhe më pas sfidën ndaj rivalit kryesor për titull, Partizani, që parashikohet të luhet në stadiumin e ri kombëtar, “Air Albania”.

kukesi flamurtari musolli

“E rëndësishme është që në fazën e parë është ruajtur grupi dhe mendoj se kjo e ka bërë të veçantë këtë periudhë përgatitore. Gjithçka ka shkuar shumë mirë në këtë fazë. Kemi bërë dy ndeshje të mira përgatitore dhe jemi shumë të kënaqur. Kemi një sfidë shumë të vështirë ndaj Luftëtarit, sepse kanë një ekip shumë të mirë. Të mendojmë për këtë ndeshje përpara asaj kundër Partizanit, që siç dihet do të luhet në ‘Air Albani’ edhe besoj do të jetë një ndeshje cilësore”, u shpreh Musolli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"