Musiala prish marrëdhëniet me Bajernin, gjigantët europian janë gati për të blerë kartonin e lojtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2024 | 21:58

Musiala prish marrëdhëniet me Bajernin, gjigantët europian janë gati për të blerë kartonin e lojtarit

Xhevahiri i Bajern Mynihut, Xhamail Musiala i lindur në vitin 2003 nuk po rinovon kontratën me klubin gjerman. Afati është në fakt ende i gjatë, i caktuar për vitin 2026, por shfaqja e disa “fërkimeve” midis lojtarit dhe drejtuesve të klubit çon në një përhapje të interesave nga klubet e tjera, për blerjen e kartonit të lojtarit.

musiala

Pak muaj më parë emri i tij u lidh me Real Madridin. Megjithatë kohët e fundit është folur për Mançester Sitin, të gatshëm për të bërë një ofertë. “Idependend” shkruan se qytetarët janë ata që duken më të interesuar por sigurisht që nuk është i vetmi klub. Liverpul, Barcelona dhe PSG janë gjithashtu në gjurmët e talentit të bavarezëve.

Kujdes veçanërisht për francezët, duke qenë se në verë ata do të largojnë Kilian Mbape dhe do të duhet të bëjnë një lëvizje të madhe për të përforcuar formacionin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"