Mungon rinovimi i kontratës, Kukësi mund të humbasë edhe mbrojtësin e djathtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2020 | 12:10

Mungon rinovimi i kontratës, Kukësi mund të humbasë edhe mbrojtësin e djathtë

Edis Maliqi mund të jetë largimi i radhës nga Kukësi, pas shumë ndryshimeve në këtë merkato. Mbrojtësit të djathtë i ka skaduar kontrata me Kukësin dhe për momentin është një lojtar i lirë.

edis maliqi

Klubi verilindor dëshiron që të rinovojë kontratën me futbollistin, por deri tani nuk ka diçka konkrete. 25-vjeccari është pjesë e Kukësit prej 2 vitesh, kur në verën e 2018-ës transferohej nga skuadra e Shkupit.

Në rast se nuk ndodh diçka me rinovimin, Maliqi si një lojtar i lirë do të fillojë të shikojë për destinacion tjetër, për të vazhduar karrierën e tij futbollistike.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"