Mungon “profeti” Simeone? Asnjë problem, zëvendësi i tij e di se si fitohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 3, 2018 | 18:57

Mungon “profeti” Simeone? Asnjë problem, zëvendësi i tij e di se si fitohet

Venger, sot, nuk do ketë përballë “profetin” Simeone: në stolin e madrilenëve do ulet, në fakt, Mono Burgos… po ashtu si në finale (gjithmonë nëse Atletiko do arrijë të presë “biletën” për në Lion), në Superkupën e Europës (nëse do ngrinin trofeun e Ligës së Europës) e madje në disa nga ndeshjet e para të fazës së grupeve për Champions-in e ardhshëm: në pritje të vendimit zyrtar nga UEFA (jepet nesër) parashikohet një dënim prej pesë ndeshjes.

simeone mono burgos

Askush të mos shqetësohet, megjithatë, sepse nuk është hera e parë (e as e fundit, duke qenë se angazhimet europiane ende nuk kanë përfunduar) që argjentinasi (zëvendësi i “Cholo”-s) merr “frerët” e skuadrës, pasi e ka pasur këtë rast në tetë precedentë: 5 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje në bilanc. Të vetmin rezultat negativ e ka shënuar në sezonin 2014-’15 ndaj Olimpiakosit (3-2), në fazën e grupeve të Champions-it.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"