Mungesë misterioze në stërvitje, Kukësi hesht për mbrojtësin e djathtë kosovar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2020 | 12:09

Mungesë misterioze në stërvitje, Kukësi hesht për mbrojtësin e djathtë kosovar

Mbrojtësi i djathtë Sadik Vitija, u afrua me bujë te Kukësi në merkaton e verës, por në këto javë të para, atë nuk e kemi parë në asnjë ndeshje të luajë me verilindorët në fushë, në këto dy javë të para të kampionatit.

vitija

Që para ndeshjes me Partizanin, mbrojtësi kosovar nuk është parë në stërvitje me skuadrën verilindore, duke ngritur dyshime për të ardhmen e tij. Një mungesë misterioze kjo, për të cilin nuk ka një sqarim nga vetë klubi i Kukësit dhe nuk dihet. Gazeta ka kërkuar një reagim zyrtar në klub, pasi lojtari nuk është paraqitur në stërvitje dhe ka pasur dyshime për “COVID” si rasti Gega, por deri më tani s’ka një sqarim.

Mendohet se lojtari ka qenë i pakënaqur nga fakti se nuk është aktivizuar aspak në kampionat dhe në ndeshjet e Kupës. Mbetet për të parë se si do zgjidhet. Vitija ka firmosur për 2 vjet dhe gjasat janë që klubi të gjobisë lojtarin për mungesën në stërvitje  dhe ta paralajmërojë atë për masë drastike, nëse vazhdon të mos paraqitet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"