Mungesat Gnabri dhe Dejvis bëjnë me “dhimbje koke” Tomas Tuhelin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2024 | 22:38

Mungesat Gnabri dhe Dejvis bëjnë me “dhimbje koke” Tomas Tuhelin

Tomas Tuhel, përpos penalltisë së padhënë në rastin e paprecedentë kur mbrojtësi i Arsenalit Gabriel e zhvendosi topin me dorë, ka marrë lajmin e keq në lidhje me gjendjen fizike të sulmuesit Serzh Gnabri. Sipas mediumit të “Bild”, anësori gjerman ka grisur fije muskulore në kofshën e majtë, gjatë pjesë së pasme dhe nuk ka shpresa të jetë në fushë të paktën për 3 javë.

1578699542.0

Në bazë të këtij skenari, 28-vjeçari nuk ka shpresa të jetë i disponueshëm kundër Arsenalit, e vlefshme për aktin e dytë Bajern-Arsenal, e cila do vulosi kualifikimin. Por kjo nuk është e keqja e vetme. Kartoni i verdhë nga Alfonso Dejvis nënkupton se “raketa” kanadeze është i pezulluar në datën 17 prill karshi “topçinjve”, pasi ka plotësuar numrin e kartonëve. Gnabri ishte një nga më të mirët në fushë për aq sa rezistoi, çka do të thotë se armata nga Mynihu do të ketë një “fishek” më pak në fazën ofensive.

Rafael Guerreiro, me shumë gjasa pritet të zëvendësojë Alfonson, ndërsa Pavloviç do të rimarrë pozicionin e mesfushorit qendror, teksa kujtojmë që ka vuajtur komplikacionet gripale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"