Mungesa dhe rikthime, zbuloni formacionet e mundshme në sfidën Skënderbeu-Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2021 | 9:10

Mungesa dhe rikthime, zbuloni formacionet e mundshme në sfidën Skënderbeu-Tirana

Tirana është gati për sfidën me Skënderbeun. Me Elton Kalenë që do të luajë nga pjesa e dytë, skuadra bardheblu ka udhëtuar dje drejt juglindjes, ndërsa sot do të luajë kundër Skënderbeut.

SKENDERBEU TIRANA

Bardheblutë nuk kanë asnjë të pezulluar ose të dëmtuar. Problemi i vetëm është Kale, i cili luan me 60 për qind të mundësive të tij për shkak të shpatullës së operuar dhe dhimbjeve. Formacioni nuk ndryshon nga ai i provuar këtë javë. Në portë Bekaj. Mbrojtja me tre: Vangjeli, Najdovski, Hoxhallari. Mesfusha me katër lojtarë: Toshevski e Ismajlgeci nga krahët, ndërsa në qendër luajnë Batha e Çelhaka. Triada e sulmit përbëhet nga Halili, Torasa dhe Seferi. Afrikanët kanë dalë nga lista e aktivizimeve, ndërsa të tjerët do të jenë stol të gatshëm për zgjedhjet e trajnerit.

Te Skënderbeu kanë bërë maksimumin për ta përgatitur si duhet takimin që do të luhet sot në orën 13:00 në stadiumin e Korçës kundër Tiranës. Në ndryshim nga ndeshja me Kukësin, Memelli mund të mbështet te rikthimi i Taipit, që do të jetë në fushë nga minuta e parë.

Nga ana tjetër, edhe Dovuna është rikuperuar dhe është bashkuar me ekipin, por ende nuk është në maksimumin e formës së tij. Kjo duket se e penalizon disi dhe trajneri po kërkon një tjetër zgjidhje për të dhe formacionin fillestar që do të hedhë në fushë. Në kushte të tilla, me shumë mundësi Dovuna do ta nisë nga stoli, për të qenë një alternativë në lojë e sipër. Mungesë e sigurt mbetet mesfushori Randi, që ende nuk ka kaluar problemet fizike.

SK

ITR

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"