Mundësi për talentet nga kampionati ynë, Shqipëria U21 planifikon miqësoren e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2023 | 11:49

Mundësi për talentet nga kampionati ynë, Shqipëria U21 planifikon miqësoren e parë

Shqipëria U21 do të luajë një ndeshje miqësore kundër Bullgarisë U21 në datën 20 qershor në “Elbasan Arena” para se të nisë fushatën kualifikuese për Europianin e 2025.

shqiperia u21

Kuqezinjtë e Alban Bushit do të grumbullohen në Elbasan dhe stafi teknik do të ketë mundësi që të shohë talente të reja që mund të jenë pjesë e skuadrës për ndeshjet zyrtare. Në komunikatën zyrtare të FSHF-së thuhet se do të ketë lojtarë nga kampionati shqiptar ndërkohë që nuk do të mungojnë as futbollistë nga Europa.

Lista e futbollistëve të grumbulluar do të publikohet në datën 8 qershor kur edhe Alban Bushi do të dalë para mediave në një konferencë shtypi. Në grupin për kualifikueset e Europianit, Shqipëria ka kundërshtarë skuadra si Rumania, Zvicra, Finlanda, Mali i Zi dhe Rumania.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"