Pritet të largohet nga Fenerbahçe, Muriqi drejt Anglisë. Mund të luajë në sulm me yllin e Premier Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2020 | 20:13

Pritet të largohet nga Fenerbahçe, Muriqi drejt Anglisë. Mund të luajë në sulm me yllin e Premier Ligës

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi kërkohet prej kohësh nga disa skuadra, por tashmë në horizont ka dalë edhe Lestër Siti.

Muriqi

“Dhelprat”  janë në kërkim të një sulmuesi dhe vetë mediat afër klubit konfirmojnë se ka një interesim për Muriqin i cili momentalisht është tek Fenerbahçe në Turqi.

Fenerbahçe kaloi një sezon jo të mirë këtë vit në Turqi por Muriqi duket drejt largimit. Përveç Junajtid dhe Totenham, duket se Leicester është një pistë e mundshme e sulmuesit.

Në rast kalimi tek Lestër, Muriqi mund të kompletonte dyshen e sulmit me Xhejmi Vardi i cili këtë vit fitoi ‘’Këpucën e Artë’’ në Premier Ligë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"