“Mund ta drejtoj Barcelonën”, trajneri i njohur del hapur për aventurën me katalanasit: Është një mundësi reale…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2019 | 18:02

“Mund ta drejtoj Barcelonën”, trajneri i njohur del hapur për aventurën me katalanasit: Është një mundësi reale…

Ronald Kuman tremb Valverden dhe pra non se mund të marrë drejtimin e Barcelonës pas përfundimit të Kampionatit Europian. Trajneri i Holandës për herë të parë flet hapur rreth kësaj teme dhe nuk e fsheh dëshirën për të drejtuar katalanasit. Holandezi ka një klauzolë për të braktisur “Tulipanët” në rast se do të vijë një telefonatë nga katalanasit për sezonin e ardhshëm. 

Kuman

“Është një mundësi reale që të shkoj te Barcelona, edhe pse nuk do ta mendoj aspak këtë fakt përpara Europianit”, ka thënë Kuman, i cili është i vendosur që t’i përqendrojë të gjitha forcat e tij për turneun kontinental. Klauzola që mund ta lirojë atë nga kontrata me federatën holandeze lidhet vetëm me klubin e Barcelonës dhe për asnjë tjetër nuk mund të bëhet përjashtim. “Nuk mund të largohem nga kombëtarja e Holandës për çdo ofertë të mundshme.

Vetëm po të jetë Barcelona, atëherë futet në fuqi klauzola”, përfundon ai. Duket se kjo deklaratë shton akoma më shumë dyshimet për të ardhmen e Ernesto Valverdes, i cili me shumë mundësi do të shkarkohet në fundin e këtij sezoni dhe nuk do të ketë më shanse për të drejtuar Barcelonën.

barcelona

Flitet gjithashtu se edhe argjentinasi Marselo Gajardo ka shanse reale për të marrë drejtimin e katalanasve. Trajneri i River Plejtit është i përzgjedhuri i Lionel Mesit, por duket se Kuman është një figurë që garanton më shumë sukses për të ardhmen.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"