Muçi përballë Cikalleshit, dy shqiptarët e Kombëtares sfidojnë njëri-tjetrin këtë javë në Turqi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2024 | 11:46

Muçi përballë Cikalleshit, dy shqiptarët e Kombëtares sfidojnë njëri-tjetrin këtë javë në Turqi

Ernest Muçi debutoi pak ditë më parë me Beshiktashin, ekipin e ri që shpenzoi 10 milionë euro për kartonin e lojtarit të Kombëtares, shifër kjo rekord për gjigandët turk në historinë e klubit sa i përket blerjeve.MixCollage-16-Feb-2024-11-42-AM-7437

22-vjeçari luajti ndeshjen e parë në krahun e djathtë, pozicion ky që nuk është natyral për Muçin, pavarësisht se paraqitja ishte shumë pozitive dhe statistikat mbas ndeshjes e treguan këtë. Por, nga përballja e radhës e cila është kundër Koniasporit të Sokol Cikalleshit, Ernest Muçi është projektuar nga Fernando Santos që të luajë si numër 10, mbrapa sulmuesit kryesor. Në rolin e fantazistit, prej tij pritet më shumë në fushë.

Ndërkaq, në krahun e djathtë pritet të vendoset Milot Rashica. Beshiktashi është në garë për vendin e tretë, vend që të dërgon në Europë, teksa mbetet me pikë të barabarta me Trabzonsporin. Nga ana tjetër, Cikalleshi titullar i padiskutuar te Koniaspori. Sulmuesi është aktualisht golashënuesi më i mirë i ekipit, duke shënuar 8 gola deri tani. Për të pati një ofertë nga Rizespori, po në Superligën turke, por kavajasi preferoi që të qëndronte te Koniaspori, aty ku synim në këtë sezon është mbijetesa, pasi ekipi ndodhet në vendin e parafundit të renditjes, por 2 pikë larg nga vendi që i shpëton rënies.

Dueli që do të luhet ditën e hënë mes Muçit dhe Cikalleshit pritet që të jetë interesant. Të dy lojtarët kanë qënë në listën e Silvinjos gjatë kualifikueseve të Europianit, ku Muçi shënoi ndaj Ishujve Faroe dhe Cikalleshi kundër Moldavisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"