Moxhi: Sarri duhet të bëje kujdes kur flet, më i miri ndaj Juventusit ishte portieri Reina

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2017 | 11:26

Moxhi: Sarri duhet të bëje kujdes kur flet, më i miri ndaj Juventusit ishte portieri Reina

Drejtori sportiv i Partizanit, Luçiano Moxhi është i ftuari i përjavshëm i emisionit “Il Processo Di Biscardi” që transmetohet në Rai. 80-vjeçari bënë një analizë të ngjarjeve të fundit në kampionatin italian dhe u ndal te kryendeshja e javës, Napoli-Juventus. Moxhi nuk ishte dakord me fjalët e trajnerit të Napolit Sarri pas humbjes ndaj Juventusit.

Moxhi

“Kam dëgjuar Sarrin duke folur pas ndeshjes Napoli-Juventus. Ka thënë se skuadra e tij dominoi pasi kishte 70% të mbajtjes së topit. Duhet të ketë shumë kujdes kur flet, pasi këto statisitika janë të pakuptimta, kanë qëllime të tjera.

Moxhi

Napoli kishte më shumë zotërim topi, por ishte vetëm qarkullim horizontal, kam parë shumë pak pasime vertikale. Më i miri në fushën e lojës te Napoli ishte Reina, ndërsa Bufon thuajse nuk kishte aspak punë në këtë ndeshje”, deklaroi drejtori sportive i Partizanit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"