MOVIOLA, TIRANA-LUFTËTARI/ Shumë episode, ja vendimet e gjyqtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2018 | 14:11

MOVIOLA, TIRANA-LUFTËTARI/ Shumë episode, ja vendimet e gjyqtarit

Ka qenë një ndeshje me shumë episode, dy kartonë të kuq, por edhe shumë gola. Dy kartonë të kuq, një për Hoxhallarin dhe tjetri për Janiçiçin. Për këtë të fundit kartoni i dytë është i rregullt, pasi ishte Xheksoni ai që mbante nën kontroll lojtarin e Tiranës. Te kartoni i kuq i Erjon Hoxhallarit, ishin anësori dhe gjyqtari i katërt që sinjalizuan për të ndëshkuar mbrojtësin bardheblu.

41990873_2135502066705904_3799037064532459520_o

Edhe në këtë rast kartoni i verdhë ishte i rregullt, por ndonjë gjyqtar mund të kishte përdorur edhe të kuqin. Në rastin e golit të Blazhevskit dhe Grecës, gjithçka ka qenë në rregull dhe nuk ka pasur asnjë pozicion jashtë loje. Mund të kishte ekstremet për një penallti në favor të Oduamadit në pjesën e parë, por për gjyqtarin është lojë e rregullt. Pamjet tregojnë se nuk është penallti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"