MOVIOLA| Skënderbeu-Flamurtari/ Ndeshje e qetë, Cjapi menaxhon pa “zhurmë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2020 | 19:27

MOVIOLA| Skënderbeu-Flamurtari/ Ndeshje e qetë, Cjapi menaxhon pa “zhurmë”

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Flamurtarit ka kaluar pa shumë tensione dhe kryesisht e qetë. Kanë qenë vetëm disa faulle në mesin e fushës që në fillim, të cilat janë menaxhuar me këshillime nga kryesori.

Skenderbeu-Flamurtari

Në fillim ka qenë Ribaj me një faull të fortë në mesfushë dhe më pas Nebihu që falen njësoj nga kryesori i kolegjiumit të Fierit.

Më tej, intensiteti i ndeshjes është rritur dhe kryesori ka vijuar me ndëshkimet me kartonë të verdhë, jo vetëm për faullet e rënda, por edhe në ato raste kur u bënë ndërprerje teknike nga të dyja skuadrat. Loja me pak raste bëri që brenda zonës së rreptësisë të mos kishte shumë pretendime kundrejt gjykimit nga të dyja palët.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"