Moviola Kukësi-Egnatia/ Katër raste për moviolë, Bajramaj “snobon” VAR-in

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2024 | 21:00

Moviola Kukësi-Egnatia/ Katër raste për moviolë, Bajramaj “snobon” VAR-in

Kukësi-Egnatia u gjykua nga Kreshnik Bajramaj, ndërsa në VAR ishin Dorian Maletaj dhe Orlando Kuka. “Panorama Sport” ju sjell të gjitha rastet për moviolë në takimin që u fitua 0-4 nga rrogozhinasit.

MALOTA TAFAS BAJRAMAJ

19’ Salami futet në zonë nga e djathta dhe rrëzohet pas një dueli me Dylis. Pretendojnë penallti kuksianët, por kryesori Barjamaj vijon lojën. Nga pamjet filmike konfirmohet vendimi i drejtë i kryesorit.

27’ Felipe ndërhyn kundër Zejnullait në zonë, me lojtarin e Egnatias që rrëzohet. Akordon penallti gjyqtari, mes protestave të vendësve. Më pas komunikon në kufje me dhomën e VAR-it dhe në fund vendos t’i besojë vendimin që ka dhënë vetë, duke mos shkuar të rishohë pamjet në monitor. Një moment i dyshimtë, por që ka kontakt mes lojtarëve, teksa Felipe është futur një kohë me vonesë, duke penguar Zejnuallain.

34’ Ka dyshime për një pozicion jashtë loje të Ndrecës në momentin e nisjes së aksionit të golit të tretë, por pas rishikimit të pamjeve në sistemin VAR, gjithçka ka qenë e rregullt.

45+4’ Lamçe kërcen me kokë në zonë dhe topi shkon te Malota, me kuksianët që pretendojnë penallti. Vijon lojën gjyqtari dhe pamjet i japin të drejtë, pasi Malota e prek me shpinë dhe jo me dorë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"