Moviola e Tirana-Skënderbeu/ Penallti e saktë për bardheblutë, por e zbulon VAR-i (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2024 | 12:28

Moviola e Tirana-Skënderbeu/ Penallti e saktë për bardheblutë, por e zbulon VAR-i (VIDEO)

Ndeshja mes Tiranës dhe Skënderbeut ka pasur disa raste për moviolë. Fakt është që Ferataj nuk e kuptoi penalltinë e Liços në fushë dhe u ndihmua nga VAR-i. Në rastet e tjera, vendimi i tij ka qenë i drejtë. Ndoshta toleroi ndonjë lojtar për ndonjë ndërhyrje, por gjykimi ka qenë korrekt në tërësinë e 100 minutave lojë.

WhatsApp Image 2024-01-28 at 18.34.58

MINUTA E 5-të: Deliu pengohet në zonë dhe bardheblutë protestojnë për penallti, por gjyqtari lë lojën të vazhdojë. Vendim i drejtë i gjyqtarit Ferataj. Nuk ka ekstremitetet e një penalltie. (VIDEO)

MINUTAT 25-27-të: Liçaj gjatë një momenti në zonën e tij prek topin me dorë. Ferataj vazhdon lojën por e thërret VAR-i që të rishohë rastin në ekran. Ferataj konsultohet me VAR-in dhe akordon penallti për Tiranën. Vendim i drejtë i gjyqtarit. (VIDEO)

MINUTAT 46-48-të: Korçarët protestojnë për një prekje të topit me dorë nga Najdovaski, por pas konsultimit me VAR, Ferataj lë lojën të vazhdojë. Vendim i drejtë i kryesorit. (VIDEO)

MINUTA E 73-të: Hoxhallari shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë duke i lënë bardheblutë me 10 lojtarë. Kartoni i verdhë është i drejtë ashtu si edhe kartoni i kuq. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"