Moviola e Teuta-Vllaznia/ Durrsakëve iu anulohet një gol, shkodranët kërkojnë penallti (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 22, 2024 | 14:30

Moviola e Teuta-Vllaznia/ Durrsakëve iu anulohet një gol, shkodranët kërkojnë penallti (VIDEO)

Ndeshja e gjykuar nga kryesori Laver Alla pati tri momente të diskutueshme. Në të tria rastet duket se janë marrë vendime të drejta, pavarësisht kontestimeve të shkodranëve.sdgg

12’ Shkodranët pretendojnë për penallti. Ka një prekje të topit me dorë nga Gjini, në një duel me Malën. Por distanca mes lojtarëve është shumë e afërt dhe nuk ka qëllim të mbrojtësit durrsak për të prekur topin. Alla vazhdon lojën dhe vepron drejtë.

50’ Shënon Teuta me Llocin, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. VAR-i i jep të drejtë arbirtit anësor, pasi Beqja është më i avancuar në devijimin e topit para se të shkojë te Lloci. Vendim i drejtë.

87’ Moment delikat në zonën durrsake. Shkodranët pretendojnë për penallti duke shkuar të gjithë te kryesori Alla, pas ndërhyrjes se portierit Vata ndaj Ajdareviçit. Pamjet tregojnë që lojtari i Vllaznisë tenton ta “vjedhë” këtë penallti, duke tërhequr këmbën, edhe pse një kontakt është, por ndoshta shumë i lehtë dhe duket se nuk mjafton për penallti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"