Moviola e Teuta-Tirana/ Vendimet e gjyqtarëve të drejta, penalltitë… (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 17, 2022 | 9:37

Moviola e Teuta-Tirana/ Vendimet e gjyqtarëve të drejta, penalltitë… (VIDEO)

Teuta-Tirana ishte një ndeshje që pati disa episode për gjyqtarët Hamiti, Çokaj, Shazivari dhe dyshen e VAR-it, Prenga e Yzeiraj. Në përgjithësi, vendimet e bluzave të zeza janë korrekte.

Hamiti VAR Teuta Tirana

MINUTA E 17-të: Teuta pretendon për një prekje të topit me dorë nga Iseni në zonë dhe për penallti. Pamjet tregojnë se Iseni e kishte dorën ngjitur. Nuk është penallti.

MINUTA 45+1′: Goditje dënimi që ekzekutohet nga Karabeci. Beqja me kokë fiton duelin me Përgjonin dhe shënon me kokë-gol. Pamjet tregojnë që Beqja ka ulur prej fanelle mbrojtësin e Tiranës. Gjyqtari thirret në VAR dhe pasi e vlerëson anulon golin e Teutës. Vendim i drejtë i gjyqtarit. Beqja ul poshtë prej fanelle Përgjonin.

MINUTA e 74-të: Tirana kërkon një penallti për një prekje të topit me dorë të Markut. Gjyqtari thotë jo. Pamjet tregojnë se dora e mbrojtësit të Teutës është në pozicion natyral. Nuk është penallti.

MINUTA E 78-të:  Aleksi bën faull ndaj Grudës që po hynte në zonë. Gjyqtari e fal, duke mos e ndëshkuar me karton. Aleksi shpëton derbin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"