Moviola e Partizani-Kukësi/ Pretendime për dy penallti, ka dyshime te goli i Hasajt (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2023 | 14:35

Moviola e Partizani-Kukësi/ Pretendime për dy penallti, ka dyshime te goli i Hasajt (VIDEO)

Ndeshja e djeshme kishte tri raste të dyshimta, më të mëdhatë te goli i shënuar nga Hasaj. Ndeshja u gjykua nga kryesori Laver Alla.

partizani kukesi

36’ Rrapaj hyn në zonë me topin në këmbë, por pengohet nga Fejzaj. Alla vazhdon lojën. Pamjet tregojnë se ndërhyrja e parë ka qenë te topi, me lojtarin e Kukësit, që më pas përplaset edhe me Rrapajn. VAR-i nuk reagon, duke lënë në fuqi vendimin e kryesorit Alla. (VIDEO)

73’ Hasaj shënon për Kukësin, por te Partizani pretendojnë se Reçi ka prekur topin me dorë në fillim të aksionit. Pamjet tregojnë se ka një prekje minimale me dorë dhe vendimi është i interpretueshëm. (VIDEO)

86’ Kukësi pretendon për prekje me dorë të Bytyçit në zonë, pas një goditjeje drejt portës. Pamjet nuk janë të qarta, por më shumë duket që topi të jetë prekur me gjoks, pasi dora është e mbledhur. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"