Moviola e Laçi-Tirana/ Dyshime për pozicionin, goli konfirmohet pas pesë minutash (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2023 | 21:43

Moviola e Laçi-Tirana/ Dyshime për pozicionin, goli konfirmohet pas pesë minutash (VIDEO)

Në ndeshjen mes Laçit dhe Tiranës, që u luajt në Kurbin, një rast ka bërë çudinë dhe ka rënë në sytë e të gjithëve.

fdg

Bëhet fjalë për golin e dytë të shënuar nga Hila, për të cilin u deshën pesë minuta që të konfirmohej. Gjyqtarë ishin K. Shahini, R. Çokaj, E. Gjokaj dhe në VAR, E. Hamiti, A. Koçiaj. Minuta 65-70-të: Hasani pason tek Abazaj, futet nga pozicioni jashtë loje. Sulmuesi gjuan, por topi kthehet te këmbët e Hasanit, i cili godet drejt portës dhe Selmani, që grushton topin, por sfera i shërben si asist Hilës.

Ky i fundit gjuan duke dyfishuar shifrat. Arbitri pret konfirmimin e VAR-it për pozicionin e Abazajt. Pozicioni i sulmuesit është i rregullt, konfirmohet goli i dytë që vjen pas pesë minutash. Nga pamjet që janë nuk të jepet siguria 100% që është pozicion i rregullt. VAR-i vendos për gol, ashtu si dhe anësori Çokaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"