Moviola e Kastrioti-Laçi/ Krutanët pretendojnë penallti, arbitri Klodian Shahini fal Karakaçin (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2022 | 9:17

Moviola e Kastrioti-Laçi/ Krutanët pretendojnë penallti, arbitri Klodian Shahini fal Karakaçin (VIDEO)

Përballja mes Kastriotit dhe Laçit e luajtur në Kamzë ishte një ndeshje mjaft e tensionuar, ku binin në sy ndërhyrjet e ashpra, faullet e shumta si dhe kontestimet ndaj gjyqtarit.

VR 1

Në këtë takim ishte përcaktuar si kryesor Klodian Shahini me dy asistentët nga Elbasani, Mahmuti dhe Gjoni.

Episodi i parë do të ishte në minutën e 32-të gjatë ekzekutimit të një goditjeje dënimi nga Karakaçi, ku topi përplaset në mur dhe krutanët protestojnë për prekje me dorë dhe pretendojnë për penallti në favorin e tyre.

Kryesori Shahini nuk akordon asgjë dhe vazhdon lojën.

Episodi i dytë do të vinte në minutën e 67-të ku gjatë një kërcimi Karakaçi godet me bërryl lojtarin e Laçit dhe gjyqtari jep faull e karton të verdhë, por nga pamjet filmike, shihet që bërryli godet pjesën e fytyrës dhe duhet të jepej karton i kuq.

Ndërkohë, një minutë më vonë Karakaçi ndërpret një inkursion të Mazrekajt me një ndërhyrje te viza anësore, që mund të sillte kartonin e dytë të verdhë dhe ndëshkimin me të kuq, por kryesori i sfidës ka zgjedhur që të akordojë vetëm faull.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"